Ish-komandanti i Koshares: Nderoni vlerat e luftës, solidarizohuni me ata që janë në Hagë

"Është ditë që sublimon angazhimet dhe përkushtimet e të gjithë kombit shqiptar që një ditë të arrijmë bashkimin. Çdo ditë e punës në shtetndërtim do të jetë në vazhdimin e angazhimeve për të bashkuar kombin shqiptar me vlerat që na lidhin bashkë…"

Ish-komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, njëkohësisht deputet i PDK-së, Hisen Berisha

Ish-komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, njëkohësisht deputet i PDK-së, Hisen Berisha, pasi bëri homazhe në kompleksin memorial në Koshare, sot, me rastin e 24-vjetorit të Betejës së Koshares, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i nderojnë dhe t’i respektojnë vlerat e luftës.

Ai u shpreh se qytetarët duhet të solidarizohen me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, të cilët po mbrojnë vlerat, që siç tha, qëndrojnë në themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës.

“Është ditë që sublimon angazhimet dhe përkushtimet e të gjithë kombit shqiptar që një ditë të arrijmë bashkimin. Çdo ditë e punës në shtetndërtim do të jetë në vazhdimin e angazhimeve për të bashkuar kombin shqiptar me vlerat që na lidhin bashkë… Çdo përvjetor shohim fizionominë tipike të Kosharës, duhet të ketë borë, të ketë reshje, të jetë ftohtë, njerëzit janë entuziastë, pavarësisht kohës, të hareshëm, sepse vinë, takohen dhe nderojnë këta që kanë rënë dhe prehen këtu në themelet e lirisë së shtetit. Kjo duhet të jetë ditë përmes të cilës i’u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i nderojnë dhe t’i respektojnë vlerat e luftës, të jenë të solidarizuar me ata që sot po përballen në Hagë, që janë duke mbrojtur pikërisht këto vlera që qëndrojnë në themelet e shtetit dhe lirisë së Kosovës”, tha ai.

Beteja e Koshares, më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, ishte njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë kishte shënuar jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i kishte hapur rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës./kp/

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika