Policia norvegjeze ka njoftuar se një ish-komandat i ushtrisë ruse, Wagner është arratisur dhe ka kërkuar azil politik në vendin baltik.
Andrei Medveden, aktivist rus që ndihmon njerëzit të kërkojnë azil jashtë vendit, tha për ish-komandatin rus, se ai kishte frikë të vazhdonte shërbimin e tij me Wanger dhe si zgjidhje gjeti ikjen nga vendi i tij.
Medvedev tha se pasi përfundoi kontratën e tij dhe refuzoi t’i nënshrkuante një kontrate të re, ai kishte frikë se mos ekzekutohej në të njëjtën mënyrë si Yevgeny Nuzhin, një dezertor nga Wagner, i cili u vra në kamera me një vare.
“Sapo na hodhën për të luftuar si mish topash”, i tha ai Vladimir Osechkin, kreut të Gulagu.net, një grup mbrojtës i të drejtave të njeriut, në një bisedë të publikuar në YouTube.
Një zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Policore të Norvegjisë konfirmoi për CNN të hënën se Medvedev ishte në Norvegji dhe kërkonte azil.
“Ky është deri tani një hetim i policisë lokale,” tha Eirik Veum për CNN. “Por Shërbimi i Sigurisë, ne jemi të informuar dhe ndjekim hetimin sigurisht.”
Medvedev tha se ai ka kaluar kufirin pranë qytetit rus Nikel, në një telefonatë nga Norvegjia me Osechkin, e cila u publikua në internet.
Në rrëfimin e tij, Medvedev tha se ai kaloi kufirin dhe iu afrua shtëpisë së parë që mundi të gjente.
“I thashë një gruaje vendase në anglisht të dobët për situatën time dhe kërkova ndihmë,” i tha ai Osechkin në telefonatë.
“Ndërsa isha në rrugë, më afruan forcat kufitare dhe policia. Më dërguan në një departament, ku më morën në pyetje dhe më akuzuan për kalim të paligjshëm. Ua shpjegova gjithçka dhe u thashë pse e bëra këtë.”
“Ishte një mrekulli që arrita të arrij këtu,” tha ai.
Medvedev ishte përpjekur më parë të kalonte në Finlandë dy herë dhe dështoi, tha Osechkin për CNN të hënën.
Kreu i Wagner, Prigozhin, konfirmoi të hënën në Telegram se Medvedev kishte shërbyer në kompaninë e tij dhe tha se ai “duhej të ndiqej penalisht për përpjekje për të keqtrajtuar të burgosurit”.
Kam frikë për jetën time’
Në një bisedë të zhvilluar gjatë muajit dhjetor me Osechkin, e cila u publikua poashtu në YouTube, Medvedev mohoi se ai kishte kryer ndonjë krim në Ukrainë.
“Kam nënshkruar kontratën me grupin më 6 korrik 2022. Më kishin emëruar komandant i skuadrës së parë të togës së 4-të të repartit të 7-të sulmues”, kujton ai.
“Kur të burgosurit filluan të vinin, situata në Wagner ndryshoi vërtet. Ata pushuan së trajtuari me ne si njerëz. Na hodhën vetëm për të luftuar si mish topash.”
“Çdo javë na dërgonin më shumë të burgosur. Ne humbëm shumë burra. Viktimat ishin të larta. Do të humbnim 15 deri në 20 burra vetëm në togën tonë. Me sa di unë, shumica e tyre u varrosën në LPR [Republika Popullore e Luhanskut] dhe u shpallën të zhdukur. Nëse jeni shpallur i zhdukur, nuk ka asnjë pagesë sigurimi për të afërmit.”
Ai pretendoi se të burgosurit “u qëlluan për vdekje për shkak të refuzimit për të luftuar, ose për tradhti”.
“Kam frikë për jetën time,” tha ai në dhjetor. “Unë nuk kam kryer asnjë krim. Unë kam refuzuar të marr pjesë në manovrat e Yevgeny Prigozhin.”
Osechkin i tha CNN të hënën se ai filloi të ndihmonte Medvedevin pasi u afrua nga një mik në fund të nëntorit.
Prigozhin, shpjegoi ai, kishte urdhëruar që të gjitha kontratat të rinovoheshin automatikisht duke filluar nga nëntori. Kur Medvedev refuzoi të rinovonte, ai u rrah, pohoi Osechkin.