Ish-kryediplomatja: Kosova duhet të veprojë si një kufi i perëndimit ndaj ndikimit rus

Në "FIVE" të Dukagjinit, ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Melisa Haradinaj-Stublla, ka deklaruar se Kosova duhet të veprojë si një kufi i Perëndimit me ndikimin rus, dhe të bashkëpunojë me aleatët e saj veriatlantikë. Ajo ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit për mungesë të koordinimit dhe të konsultimit me partnerët ndërkombëtarë, dhe ka thënë se Kosova po humbet përkrahjen dhe subjektivitetin e saj në arenën ndërkombëtare

Kosova duhet të veprojë si një kufi i perëndimit me ndikimin rus dhe duhet të veprojmë si pjesë e perëndimit, ka pohuar ish-kryediplomatja kosovare, Melisa Haradinaj-Stublla.

Kështu deklaroi ish-kryediplomatja gjersa po komentonte kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ku në disa dispozita parashihet ndalimi i dinarit serb.

“Mendoj që kryeministri Kurti dhe kjo qeveri mendojnë koordinimi e konsultimi e dobësojnë sovranitetin. Nuk është jo e vërtetë. Ne e shohim aleancën veriatlantike NATO-n, është tërësisht  e bazuar në aleanca. E aq më shumë pas luftës në Ukrainë, kur kemi një ndikim të theksuar, jo vetëm dezinformues të Rusisë dhe aleatëve të saj, por, sidomos, në epiqendër të dezinformimit dhe luftës hibride në Serbi.

Atëherë, patjetër duhet të veprojmë si një kufi i perëndimit ndaj ndikimit rus. Siç është Kosova, siç është kufiri Kosovë-Serbi. Prandaj nuk do të duhet të jemi pengesë dhe do të duhej të ndërveprojmë dhe të veprojmë si pjesë e perëndimit, si pjesë vendimtare, sepse jemi në kufi me ndikim rus”, ka thënë Haradinaj-Stublla në “FIVE” të Dukagjinit.

Ajo ka theksuar se përkrahja e partnerëve të Kosovës ka filluar të zvogëlohet në arenën ndërkombëtare.

“Ne kemi parë, evokimi dhe përkrahja ndërkombëtare është zvogëluar. Nuk kemi asnjë anëtarësim a një njohje, asnjë zhvillim substancial që e forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës… nuk kemi ndërveprim institucional me aleatët”, ka shtuar ish-kryediplomatja.

Kujtojmë se rregullorja e BQK-së ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, ku, ndër të tjera, parashihet që valuta e vetme për kryerje të pagesave në Kosovë të jetë euro.

Ndalimi i dinarit serb ka nxitur reagime dhe kritika ndaj Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika