Ish-kryeinspektori i AKI-së: Lajçak ka qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka akuzuar emisarin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, se ka qenë nën ndikim të vazhdueshëm nga Beogradi dhe se ka dëmtuar përpjekjet për arritjen e rezultateve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se emisari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi.

Sipas Ramdanit, Lajçaku ka minuar përpjekjet për rezultate në dialog, kështu duke i shërbyer Serbisë.

“Një skandal do ta rrëzojë Lajçakun.Skandali që mund t’i dalë Lajçakut dhe ekipit të tij, do ta largojë atë përfundimisht nga ndërmjetësimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Lajçak ka qenë vazhdimisht në lajthitje nga Beogradi, përmes metodave dhe kapaciteteve që ka në dorë Vulini.Ai ka minuar kështu përpjekjet për rezultate në dialog, duke i shërbyer qëllimit të Serbisë për të mos normalizuar raportet me Kosovën”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

E kritika ndaj Lajçakut pak më herë shprehu edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun se është koordinuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.

Ai tha se të dy kishin për qëllim që marrëveshja bazike në mes të Kosovës dhe Serbisë të mos zbatohej në plotni, por vetëm pjesa për Asociaiconin.

“E kuptova që dokumenti i Serbisë që në titull tregonte shpërfilljen e marrëveshjes bazike, së pari zbatimi i Asociacionit dhe pastaj diskutimi për planin e BE-së, në fakt ishte shndërruar në qëndrim të Lajçakut. Si i tillë, Lajçaku dhe Vuciqi dukej se ishin koordinuar, me një qëllim të vetëm që ta bëjnë të pamundur një skenar, në të cilin marrëveshja zbatohet në plotni dhe t’i japin jetë një skenari alternativ që gjysma e marrëveshjes zbatohet, kurse pjesa tjetër të mos zbatohet”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika