Ish-kryeministri Hoti: Është paradoksale që Qeveria të krenohet me rritje të të hyrave buxhetore

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se e vetmja masë për të zbutur krizën ekonomike që ka kapluar Kosovën, është kufizimi i çmimit të naftës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se kriza ekonomike që është duke mbretëruar në Kosovë, është e papërballueshme për qytetarët dhe se Qeveria nuk mund të krenohet me rritje të të hyrave kur dihet se ”rreth 2/3 e buxhetit mblidhet në kufi”.

Sipas Hotit, me heqjen e përkohshme të akcizës dhe përgjysmim të TVSH-së në naftë, do të zbutej barra e qytetarëve.

“ÇMIMET janë rritur mesatarisht me 14%, ndërkaq vetëm për mallrat nga importi me 24%, duke ulur menjëherë fuqisë blerëse. E vetmja masë e ndërmarrë për të zbutur krizën është kufizimi i çmimit të naftës’’, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se ”Sikur kjo masë të përcillej me heqje të përkohshme të akcizës dhe përgjysmim të TVSH-së në naftë, siç ka propozuar LDK-ja, çmimi i naftës sot do të ishte rreth 1.30 euro për litër. Vetëm kështu kjo masë do të zbuste barrën për qytetarët’’.

Ish-kryeministri tutje ka shkruar se një masë tjetër që mungon është rritja e listës së mallrave me TVSH të përgjysmuar prej 8%, siç e parasheh ligji në fuqi për TVSH-n.

Ish-kryeministri tutje ka shkruar se një masë tjetër që mungon është rritja e listës së mallrave me TVSH të përgjysmuar prej 8%, siç e parasheh ligji në fuqi për TVSH-n.

Ai ka thënë se të hyrat buxhetore të shtetit janë rritur për shkak të rritjes së çmimeve, ‘’në veçanti të çmimeve të mallrave nga importi’’.

Kamion me mallëra duke pritur në rend në kufi të Kosovës

‘’Nisur nga fakti se rreth 2/3 e buxhetit mblidhet në kufi, atëherë është e qartë se nga ka ardhur rritja e të hyrave buxhetore. Prandaj, është paradoksale që Qeveria të krenohet me rritje të të hyrave buxhetore’’, ka shkruar ai.

Mirëpo, për Hotin është paradoksale marrëveshja për kredi në shumë prej rreth 50 milionë euro, që Qeveria e ka dërguar në Kuvend për ratifikim pak ditë më parë.

‘’Kjo kredi, e cila ka për qëllim përmirësimin e bilancit bankar të qeverisë, nuk ka asnjë kuptim në një situatë kur të hyrat buxhetore janë rritur dhe është përmirësuar dukshëm bilanci bankar i qeverisë. Kjo kredi do të kishte kuptim vetëm nëse do të ishte për ndonjë rrugë apo hekurudhë, për ujitje të tokave, për impiante apo projekte të tjera kapitale, që e përmirësojnë jetën e qytetarëve në afat të gjatë dhe që rrjedhimisht paguhet në afat të gjatë nga ata që e shfrytëzojnë atë të mirë publike që ndërtohet me këtë kredi’’, ka shkruar Hoti.

Hoti më tej ka dhënë edhe një propozim se çfarë duhet të ndërmarr Qeveria.

‘’Atë çfarë duhet të bëjë qeveria është të sjellë në Kuvend rishikimin e buxhetit. Komunat janë bllokuar në investimet kapitale dhe kanë nevojë urgjente për mbështetje. Mungesa e shpenzimeve për investime kapitale është duke shkaktuar efekte negative zinxhirore në ekonomi’’, ka përfunduar Hoti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika