Ish-kryeministri i Greqisë: E di që Ballkani i Hapur është i vështirë për Kosovën

Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i zgjidhin problemet përmes dialogut, po ashtu e ka përmendur edhe iniciativën e Ballkanit të Hapur, ku tha se Kosova e ka vështirë ta pranojë

Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou





Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou, i cili po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, ka kërkuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçante nga Kosova dhe Serbia, që t’i tejkalojnë konfliktet përmes dialogut.

Papandreou u shpreh se është i vetëdijshëm se anëtarësimi i Kosovës në Ballkanin e Hapur nuk është i lehtë, teksa e ka përmendur edhe Procesin e Berlinit si iniciativë ku mund të marrë pjesë edhe Kosova.

“Ballkani i Hapur e di që është i vështirë për Kosovën, kemi edhe Procesin e Berlinit. Do të ofroj mbështetjen time për të gjetur mënyrë për të punuar bashkërisht. Të tejkalojmë konfliktin dhe të sjellim dialogun. Ne duhet të integrojmë Ballkanin Perëndimor në fushat ku ka bërë përparim”, ka thënë ish-kryeministri i Greqisë.

Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri i Greqisë tha se është e rëndësishme që të shihen vlerat e përbashkëta nga vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe të tentohet që të ketë shoqëri ku mbizotëron e drejta dhe ligji.

“Është me rëndësi të shihen vlerat demokratike si siguria. Ne duhet të shohim se si mund te punojmë bashkë më ngushtë, kapaciteti ynë është shumë më i madh. Duhet të tregojmë se kemi një pronësi të këtij procesi, është ndryshim sepse dëshirojmë shoqëri më të mira, më të drejta, dëshirojmë investitorë në vende ku sundon më shumë rendi dhe ligji. Ndryshimi duhet të jetë në pronësi të këtyre viteve, por kjo nuk është e lehtë”, ka thënë ai.

Në këtë samit temë diskutimi është pushtimi rus i Ukrainës, kriza energjetike, rritja e inflacionit dhe ofrimi i shërbimeve në rajon dhe botë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika