Ish-kryeministri izraelit: Nëse do të donim të dëmtonim civilët, mund ta kishim fituar luftën brenda një dite

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka thënë se Izraeli ka treguar përmbajtje në Gaza

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett. Foto: Yonatan Sindel/AFP

Izraeli po nxitet nga komuniteti ndërkombëtar duke përfshirë aleatin e ngushtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të bëjë më shumë për të kufizuar viktimat civile.

Zyrtarët e Hamasit thonë se të paktën 16 mijë e 248 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i konfliktit, rreth tre të katërtat e tyre gra dhe fëmijë.

Duke mbrojtur strategjinë e luftës së Izraelit, ish-kryeministri Naftali Bennett i ka thënë BBC-së se Izraeli ka treguar përmbajtje në Gaza.

“Nëse do të donim të dëmtonim civilët, ne mund ta kishim fituar të gjithë luftën brenda një dite më 8 tetor”, ka thënë ai.

“Ne mund të kishim bombarduar Gazën pa dallim”, është shprehur ish-kryeministri izraelit.

“Mund të ishte gjëja më e lehtë në botë… [por] ne nuk po e bëjmë këtë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika