Ish-kryeministri slloven kritikon shtetin e tij, thotë se po vonohen në hetimet për Martin Berishajn

Ish-kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ka thënë se shteti i tij është duke u vonuar në hetimin e aferës, ku dyshohet se është përfshirë Martin Berishaj

Martin Berishaj dhe Janez Jansha

Ish-kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ka hedhur kritika ndaj shtetit të tij në lidhje me raportimet për aferën korruptive të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Afera për korrupsion lidhet me kompaninë energjetike GEN.

Jansha e kritikoi shtetin e tij duke thënë se po vonohen në hetimin e kësaj ngjarjeje.

“Siç duket, të gjitha parlamentet në Ballkan do të nisin hetime në dyshime për korrupsion lidhur me GEN-I më shpejt se ai slloven”, ka shkruar  Jansha.

Martin Berishaj dyshohet se ka përfituar rreth 1.5 milionë euro nga kompania energjetike GEN.

Partitë opozitare dhe shoqëria civile janë duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës shkarimin e tij, por kjo kërkesë nuk është duke u dëgjuar nga ekzekutivi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika