Ish-kryetari i AAK-së në Prizren ka kërcënuar stafin e RTV Besa, reagon AGK-ja

"Ish kryetari i AAK-së në Prizren Lulzim Kabashi ka “bastisur” dje pasdite zyret e Rtv Besa ku duke u kanosur dhe kërcnuar mediumin lokal Rtv Besa"

Lulzim Kabashi, ish kryetar i AAK-së në Prizren (Foto RTV Besa)

Stafi i RTV Besa është kërcënuar me jetë nga ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, Lulzim Kabashi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë mediumi lokal, ku kanë thënë se Kabashi ka bastisur zyret e mediumit dhe është kanosur e ka kërcënuar stafin.

“Lulzim Kabashi ‘bastis’ zyret e Rtv Besa dhe kanos mediumin pas publikimit të një lajmi. Ish-kryetari i AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi, ka ‘bastisur’ dje pasdite zyret e Rtv Besa ku duke u kanosur dhe kërcnuar mediumin lokal Rtv Besa. Ai ka kërcnuar me jetë për shkak të një lajmi të publikuar nga mediumi për një ish-kandidat të AAK-së në zgjedhjet e fundit lokale të arrestuar dje nën dyshimin për posedim të substancave narkotike. Rasti është paraqitur në Policinë e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e mediumit RTV Besa.

Për këtë rast ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku i bëjnë thirrje Policisë së Kosovës që ta trajtojë rastin me prioritet, në mënyrë që stafi i RTV Besa ta ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika