Ish-kryetari i Apelit: Mund të nis gjykimi në mungesë ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka deklaruar se shqyrtimi kryesor për 42 të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë mund të mbahet në mungesë, duke theksuar se veprat terroriste klasifikohen si krime ndërkombëtare

“Edhe pse presim vendimin e Gjykatës Supreme, ka mundësi të mbahet shqyrtimi kryesor në mungesë edhe ndaj 42 të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë”.

Kështu ka deklaruar ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, i cili ka theksuar se “neni 303 paragrafi 8 ka përcaktuar që në mungesë të zhvillohet edhe pa u plotësuar kushtet e nenit 303, ndaj të gjithë atyre të akuzuarve që akuzohen për krime lufte  për krime kundër njerëzimit, edhe gjenocid, këto tri vepra që janë vepra ndërkombëtare që gjykohen edhe nga gjykata në Hagë”.

Ai ka konsideruar se veprat e terrorizimit hynë në veprat ndërkombëtare siç është grupi i veprave penale kundër njerëzimit.

“Kundër rendit kushtues dhe sigurisë në Kosovë është në një, por nën dy është edhe akti terrorist, në këtë rast është përcaktuar dënimi m e kodin penal nga dhjetë deri në dënim të përjetshëm. Prandaj sa i përket veprave  tjera penale ndërkombëtare unë konsideroj se kjo terrorizmi hynë në vepra penale, edhe pse në gjykatën e Hagës nuk ka hyrë. Por terrorizmi hynë në grupin e veprave penale si kundër njerëzimit, shumë traktate kem, shumë konventa ndërkombëtare të cilat janë marrë dhe kanë gjyku dhe e luftojnë terrorizmin andaj pikërisht për këtë arsye është mesë e nevojshme dhe hynë kjo vepër penale në veprat penale ndërkombëtare”, ka deklaruar Shala në emisionin FIVE.

Gjykata Supreme më 30 shtator e ka pranuar kërkesën nga Gjykata Themelore e Prishtinës për mendim juridik nëse 42 të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë, mund të gjykohen në mungesë.

Sipas tij, vendimi i Supremes duhet të jepet sa më shpejt, pasi kjo është çështje serioze.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, përfshirë kryekriminelin, Millan Radoiçiq – i cili vazhdon të jetë i lirë në Serbi – duke i ngarkuar shumicën prej tyre për kryerje të terrorizmit dhe veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika