Ish-kryetari i Bordit të Trustit: Trusti nuk duhet të shkatërrohet për një grusht vota

Havolli ka thënë se Trusti nuk duhet të shkatërrohet për një moment me disa vështirësi ekonomike, dhe se deputetët nuk duhet të cenojnë të drejtën e kursyesve

Havolli ka reaguar përmes një postimi në Facebook, kundrejt deputetëve ku sipas tij, Trusti nuk duhet shkatërruar për momentet e vështira ekonomike.

“Trusti nuk duhet të shkatërrohet për një moment me disa vështirësi ekonomike ose për një grusht vota.”

Për kohën e pensionit, ai është shprehur se njerëzit do të ballafaqohen në mënyrën më të keqe, prandaj zgjidhja e problemeve sociale nuk duhet të bëhet me pronën e huaj.

Ai, gjithashtu, ka shkruar se deputetët duhet të jenë përgjegjës që të mos cenojnë të drejtën e të kursyerit, dhe ka shkruar se kjo që është bërë nuk është ndonjë gjë e madhe.

“Nesër, kur këtë institucion kredibil ta shndërroni sikur të gjitha të tjerat: rruga e vetme mbetet ta sulmoni njëri-tjetrin e të gjeni fajtorin. Ndërkaq, ky institucion do të shndrrohet në lëngatë që s’do i gjeni ilaçin”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika