Ish-kryetari i supremes: Apeli ose supremja t’i japin fund rastit të Naser Pajazitajt

Në Kosovë janë rreth dhjetë raste kur Gjykatat kanë shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm. Mirëpo, shumica e këtyre vendimeve janë rrëzuar nga Gjykata e Apelit ose Gjykata Supreme. Ish-kryetari i Supremes, Fejzullah Hasani vlerëson se në Kosovë në shumë raste aktgjykimet janë të shkruara në mënyrë të dobët. Kjo sipas tij bënë, që dënimet me burgim të përjetshëm të rrëzohen

Naser Pajazitaj - I dënuar për vrasje

Këtë dënim, teksa i shqiptohet nga Gjykata, e ka dëgjuar plot tri herë Naser Pajazitaj.

Ai po konsiderohet fajtor nga Themelorja e Ferizajt për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitaj, rast që u kthye tri herë në rigjykim.

Prandaj, për të, ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, thotë se duhet të vendosin shkallët më të larta të drejtësisë.

“Shtatë vite do të duhej të mbyllej dhe gjykatat e instancave më të larta duhet t’i gjejnë këtij rasti zgjidhje ligjore, në atë kuptimin që nëse provat janë bindëse nuk ka dilema rreth provave ta vërtetojë këtë aktgjykim… Përndryshe, Gjykata duhet ta mbyllë këtë çështje në mënyrë ligjore pa frikë nga opinioni”, ka thënë Fejzullah Hasani – Ish-kryetar i Gjykatës Supreme.

Naser Pajazitaj, i dënuar me burgim të përjetshëm

Në Kosovë, burgimi i përjetshëm është në fuqi prej vitit 2013.

Prej atëherë, tetë personave iu është shqiptuar ky dënim, mirëpo disa prej tyre janë zbutur nga Gjykata e Apelit dhe Supremja.

Hasani tregon se burgimi i përjetshëm nuk shqiptohet lehtë.

“Nuk mund të shqiptohet ndaj dikujt dënimi me burgim të përjetshëm, madje as një ditë burgim, kur provat janë të brishta, kur provat janë fluidem kur nuk ka prova të drejtpërdrejta, kur më tepër ka indicie, nga të cilat është e vështirë të nxjerrën përfundime të sigurta se personi ose i pandehuri është kryes i kësaj vepre penale”, ka thënë Hasani.

Gjykimet në rastet e dënimeve me burgim të përjetshëm, në Kosovë, avokatja Fehmije Gashi Bytyqi tregon se zgjasin shumë.

“Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë rastësisht e takova një palë qe kam njohur, tha për herën e katërt po i kthehet djalit të tij lënda në rigjykim edhe këto raste nuk po kuptoj pse qoftë Gjykata e Apelit, qoftë ajo Supreme, pse po ua len në duar prapë trupit gjykues të njëjtë. Ka një logjikë nëse i kthehet një herë, dy herë, por jo edhe tri herë e katër herë”,  ka thënë Fehmije Gashi Bytyqi – Avokate.

E kjo, sipas ish-kryetarit të Supremes ndodhë shumë herë për shkak të aktgjykimeve të dobëta.

“Ne qëndrojmë shumë mbrapa edhe regjionit në aspektin e arsyetimit të vendimeve gjyqësore. Më tepër ka një përshkrim, një narrativë, një përdorje e klisheve sesa ka analizë të thuktë dhe analizë juridike të provave me të cilat vërtetohen provat në procedurë penale”, ka thënë, Fejzullah Hasani – Ish-kryetar i Gjykatës Supreme

Rasti i fundit kur një dënim me burgim të përjetshëm është prishur, është ai i vrasjes në një kazino në Suharekë.

Policit Shefki Spahiu dënimi i ishte zbutur në 25 vjet burgim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika