Ish-kujdestari i klasës së 18-vjeçarit nga Podujeva: Kurrë s’kemi pasur vërejtje për të, ishte shumë i edukuar

Si një djalë i edukuar e punëtor u cilësua 18-vjeçari që u vra në Podujevë, Lulzim Fejzullahu, nga ish-kujdestari i tij. Ai tha se për viktimën nuk kanë pasur asnjëherë vërejtje dhe se i njëjti ishte shembullor, si në sukses, ashtu edhe në sjellje e disiplinë

Bujar Blaku, ish-kujdestar i klasës së 18-vjeçarit që u vra në Podujevë, Lulzim Fejzullahu

Bujar Blaku, ish-kujdestar i klasës së 18-vjeçarit që u vra në Podujevë, Lulzim Fejzullahu, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se ai ka qenë një djalë shumë i edukuar dhe punëtor.

“Sa i përket Lulit, unë isha kujdestar i klasës për tri vite rresht, nga klasa e 10-të deri në klasën e 12-të. Luli ka mbaruar mësimin tek ne në maj të vitit 2023 si maturant. Përgjatë atyre viteteve si kujdestar i Lulzimit, ai ka qenë një djalë shumë i edukuar, shumë i sinqertë dhe shumë punëtor”, ka thënë Blaku.

Blaku ka thënë se për tashmë të ndjerin kanë vetëm fjalë të mira.

“Edhe sa ka qenë në shkollë ai gjithherë edhe ka punuar, në Fast-Food (ushqime të shpejta), të cilat i ka bërë me transport edhe forma të ndryshme. Për Lulin kemi fjalë vetëm të mira, një djalë shembullor, edhe në sukses, por edhe në disiplinë e në sjellje të tij”, ka thënë ai.

Ish-kujdestari i klasës së viktimës është shprehur se të gjithë mësuesit nuk kanë pasur asnjëherë vërejtje ndaj tij.

“Të gjithë mësuesit që e kemi mësuar Lulin asnjëherë nuk kemi pasur vërejtje ndaj tij, nuk ka pasur sjellje arrogante dhe nuk ka pasur mjete të ftohta. Nuk ka qenë një fëmijë problematik”, ka shtuar Blaku.

Ndërsa, për sulmuesit, Blaku është shprehur se nuk ishin nxënës që vijonin mësimin në të njëjtën shkollë me viktimën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika