Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pranon “Medaljen për Shërbim të Shquar”

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pranuar “Medaljen për Shërbim të Shquar” nga ministri aktual, Ejup Maqedonci. Ky nderim ka ndodhur në përvjetorin e ditëve më të lavdishme të historisë kombëtare, “Epopesë së UÇK-së”.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, u shpreh falënderues për këtë nderim:

“Kjo medalje, më bën të kujtoj me krenari, zbarkimin e parë historik, në misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar të ushtarëve të FSK-së, përkrah Ushtrisë Amerikane. Bashkëzbarkimin e parë përkrah ushtrisë Britanike, ndihmën për Turqinë me rastin e termetit. Krijimin me ligje forcave speciale te FSK-së, futjen e edukatës së sigurisë për rininë tonë. Rritjen e jashtëzakonshme të buxhetit të FSK-së deri ne 2% të GDP-së, avancimin e politikave të mbrojtjes si dhe kornizës ligjore për mbrojtje dhe siguri, blerjet ushtarake ,marrëveshjet shtet me shtet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes, përmes fuqizimit të aleancave dhe partneritetit me shtetet e NATO-s”, tha ai.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika