Ish-ministri i Mbrojtjes: Ka pasur zëra që thoshin ‘Kosova kurrë mos u çliroftë me Rugovën’ – Thaçi e Veseli interesoheshin për pozita

Halil Bicaj, ish-Ministri i Mbrojtjes në ish-Qeverinë e Bujar Bukoshit , ka dhënë një intervistë në "Debat Plus" ku ka diskutuar rreth marrëdhënieve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) gjatë kohës së luftës

Ish-ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës në ekzil në vitet ’90-ta, Halil Bicaj

Ish-ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës në ekzil në vitet ’90-ta, Halil Bicaj, në një intervistë në “Debat Plus” ka folur rreth marrëdhënieve në mes UÇK-së dhe FARK-ut gjatë kohës së luftës. Bicaj, ka thënë se përveç problemeve politike nuk ka pasur probleme të tjera, pasi të dyja skanë luftuar për atdhe.

Sipas tij, gjatë kohës së luftës ish-krerët e UÇK-së si, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, kanë menduar për pozita.

Bicaj i përmendi edhe ish-liderët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, për të cilë tha se u interesonin vetëm “pozitat”.

“Aty ka pasur do sene të tjera… S’kanë mund me na thirr ata një kolonë e pestë, (si kolonë e pesë për të prishur punë) kur ti po shkon me luftu për atdheun. Por, ka pasur nga ana politike e tyre. Politika e LPK, LKQK do farë politika të tyre kanë tentu çdo here. Bile edhe do anëtarë u thirrshin anëtar të shtabit, që për shembull kam pas takime me Hashimin me Kadrinë me këta tjerët. Atyre në një kohë iu ka interesu si me ardhë në pozita”, ka thënë Bicaj.

Më tej, Bicaj, ka theksuar se gjatë kohës së luftës ka dëgjuar zëra që thoshin se “nëse çlirohet Kosova me Ibrahim Rugovën, mos u çliroftë kurrë”.

“Kam dëgjuar më vesh e mi një njeri që thoshte ‘nëse çlirohet Kosova me Ibrahim Rugovën, kurrë mos u çliroftë’”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika