Ish-ministrja e Financave “pa fund” kritika drejtuar Qeverisë rreth Buxhetit për vitin 2023

Deputetja e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Hykmete Bajrami i është drejtuar me disa kritika Qeverisë për shkak të Buxhetit i cili sipas saj nuk reflekton premtimet e Qeverisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami





Kryeministri, Albin Kurti bërë të ditur se buxheti i vitit 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, gjersa ka shtuar, “Përveç se më i larti ndonjëherë, dyfish më i lartë se buxheti që e patëm trashëguar në vitin 2021”.

E me këtë buxhet dikush nuk pajtohet, e ka disa kritika.

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se Buxheti për vitin 2023 nuk i adreson nevojat e qytetarëve dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi.

Ajo shtoi se ky buxhet lërë që nuk është i shpërndarë si duhet, po as nuk reflekton premtimet e Qeverisë.

“Ne kemi provuar që t’i shpalosim vërejtjet tona. Për neve buxheti nuk kompenson as normën e inflacionit dhe ju e dini që gjatë këtij viti qytetarët e vendit po përballen me një normë të lartë të inflacionit dhe shikuar nga kjo perspektivë të gjitha zërat buxhetor në terme nominal kanë ngritje por të them të drejtën të gjitha janë më të vogla sesa normal e inflacionit”, ka thënë Bajrami.

Kritikë tjetër e deputetes Bajrami është edhe shuma e mjeteve në kuadër të kontigjencave të Ministrisë dhe të Fondit për Ringjallje Ekonomike.

“Ajo çfarë ne kemi vërejtur është jotransparenca, në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, janë afro 270 milionë euro të cilat janë në kuadër të kontigjencave të Ministrisë dhe të Fondit për Ringjallje Ekonomike, fonde këto që nuk e di askush prej deputetëve sesi do të shfrytëzohen, pra nuk ka projekte, nuk ka plan e as vizion, dhe ato mbeten që gjatë vitit 2023, Ministria e Financave të vendosë sesi do t’i shpenzojë”, tha Bajrami për EO.

Kritikat e Bajramit nuk përfunduar këtu.

Ku sipas saj “Buxheti historikisht ka qenë i madh në secilin vit vijues në krahasim me të gjitha vitet paraprake. Edhe në kohën e pandemisë në mbyllje totale në vitin 2020, kur kishin rënie ekonomike për 5 për qind, ne e kemi pas buxhetin më të lartë historikisht. Nëse e shikojmë që kemi një buxhet rreth 2.9 miliardë i aprovuar për vitin 2022, dhe e kemi buxhetin 3. 2 miliardë për vitin 2023. Nëse e marrim parasysh normën e inflacionit, kjo nuk e ka kompensuar as edhe normën e inflacionit”, tha Bajrami, e kjo sipas saj “Në terma nominal ka ngritje të buxhetit pothuajse në shumicën e organizatave buxhetore, por kjo nuk e kompenson normën e inflacionit. Në raportin nëntë mujor që e ka dorëzuar Ministria e Financave për informim të deputetëve, aty figurojnë që në bilancin bankar me 30 shtator kanë qenë 677 milionë euro të pashpenzuara”.

Ndërsa për paralajmërimet e Qeverisë se do t’ua marrë Komunave mjetet vetanake të pa-shpenzuara, Bajrami e quan anti-kushtetues. Thotë se nëse ky nen nuk largohet nga projektligji për buxhetin, i njëjti do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Në fakt ky është një nen shumë problematik. Te pjesa tekstuale te neni 9, për herë të parë në histori Ministria e Financave ka futur një fjali të tillë tek paragrafi i gjashtë, ku thotë se të gjitha fondet të cilat janë mbledhë para vitit fiskal 2022 dhe janë të pashpenzuara, do të trajtohen si suficit. Kjo është anti-kushtetuese sepse janë ligje të tjera të cilat këto mjete komunave ua lejon që t’i bartin vit pas viti”, ka thënë Bajrami duke shtuar se partia e saj LDK-ja, nuk do ta votojë Buxhetin për vitin 2023.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika