Ish-ministrja e Jashtme: Ende s’ka aktakuzë ndaj Radoiçiqit, Lista Serbe vazhdon të financohet nga shteti

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka theksuar se edhe pas pesë muajsh nuk ka aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit, i cili ka pranuar përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar. Haradinaj-Stublla ka theksuar se Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës, duke përdorur fonde të miratuara nga KQZ-ja dhe Kuvendi i Kosovës

Pamje të terroristëve nga sulmi në Banjskë, ku shihej edhe Milan Radoiçiq, 24 shtator 2023.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar se edhe pas pesë muajsh nga sulmi terrorist në Banjskë dhe vrasja e policit Afrim Bunjaku, ende nuk ka aktakuzë të ngritur ndaj Milan Radoiçiqit.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, Haradinaj-Stublla ka thënë gjithashtu se Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës.

“Pesë muaj nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e Afrim Bunjakut! Ende nuk ka aktakuzë për Radojçiqin që pranoi krimin, dhe Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës (me votë të të gjitha partive politike) me 360 mijë euro nga KQZ dhe 250 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës!”, ka shkruar ajo në X.

Më 24 shtator, një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Sipas policisë, gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika