Ish-ministrja Haradinaj: Rakiq i ka përmbushur dhe tejkaluar kushtet për shkarkim nga Kurti

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se ministri nga radhët e Listës Serbe, Goran Rakiq, duhet të shkarkohet nga kryeministri Kurti

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka thënë se ministri për komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, i ka tejkaluar të gjitha kushtet për shkarkim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas deklaratës së tij si kryetar i Listës Serbe, ku ka thënë se nëse brenda këtyre 10 ditëve nuk do të ketë kompromis, atëherë lista e tij nuk do të jetë më pjesë e institucioneve të Kosovës, Haradinaj është shprehur se Qeveria e Kosovës nuk varet nga kjo parti.

“Ministri i Listës Serbe nuk ka nevojë të hamendësohet fare nëse do të largohet nga institucionet e RKS apo jo. Ai tashmë i ka përmbushur dhe tejkaluar kushtet për shkarkim nga KM Kurti”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, teksa shtoi se “koalicioni formal me LS nuk ekziston dhe kjo qeveri nuk varet nga kjo parti”.

Sipas Haradinajt, kushtin kushtetues Qeveria e Kosovës mund t’a përmbushë me cilëndo figurë politike nga radhët e komunitetit serb që vërtetë dëshiron mirë-integrimin dhe ndërtimin e kohezionit ndër-etnik në Kosovë.

Ndryshe, Rakiq, në një konferencë për media ka thënë se ia kanë dhënë mbështetjen e plotë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në lidhje me një zgjidhje të mundshme apo siç e ka quajtur ai kompromis, për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës.

“Qëndrimi i parë është që e ka përkrahjen tonë të plotë që të gjejë zgjidhje kompromisi në 10 ditët e ardhshme dhe do ta përkrahim atë zgjidhje. Kërkuam garanci të qarta dhe të forta që nuk do të lejojë përndjekjen e popullit tonë”, ka deklaruar Rakiq.

Kjo deklaratë e Rakiq, vjen pas takimit në Serbi më presidentin Aleksandër Vuçiq, ku është diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Lista Serbe paralajmëron largimin nga institucionet nëse nuk gjendet kompromis

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika