Ish-përfaqësuesi i SHBA-së: Nuk besoj se negocitatat me Putinin mund të japin rezultate

Sipas Volker, Presidenti i Rusisë Putin ka marrur një vendim i cili përfshin shkatërrimin e Ukrainës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Ish-përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Ameriksë për Ukrainën, Kurt Volker, ka thënë se nuk beson se negociatat me Vladimir Putinin “mund të japin rezultate”.

“Është një ide e mirë për të parë nëse Rusia është e gatshme të kërkojë mënyra për t’u tërhequr. Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga Ukraina, ajo ka vendosur synime për të marrë Ukrainën që janë të paarritshme”, ka thënë ai, shkruan Sky News.

Volker ka theksuar se Putin vazhdon të gjejë vetën në pozita gjithmonë e më të dobëta.

Ndër të tjera, shton se ai beson se Putin “tashmë ka marrë një vendim – të shkatërrojë Ukrainën si shtet, të shkatërrojë njerëzit”.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara kanë premtuar një tjetër një miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën.

Kjo ndihmë e SHBA-së shënon një total prej 9.1 miliardë dollarësh ndihmë nga administrata e Biden në kuadër të dërgesave të raketave, municioneve dhe armëve në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika