Fazlija ka thënë se gjatë kohës kur ka qenë selektore e Kosovës, askush në Federatën e Futbollit të Kosovës nuk ka kërkuar ndonjë plan nga ana e saj.
”Mendoj që Federata nuk e ka ndonjë strategji sa i përket Kombëtareve, ose të paktën pjesën kur unë kam qenë. Pavarësisht, ndoshta që mund të duket si jorelevante me kombëtaren e femrave, por puna është përafërsisht e njëjtë.”
”Deri sa nuk e kemi një plan, një program, ndoshta është për keqardhje, po të them të drejtën, nëse iu referohemi parakualifikimeve të 2018 deri në kohën e mos vazhdimit të kontratës, besoni që askush nuk ka kërkuar plan nga unë,” tha ajo në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.