Ish-polici Rrecaj: Duhet test i pjekurisë për policët e rinj, jo çdo 18-vjeçar duhet të pranohet në Polici

ish-polici Visar Rrecaj

Një zyrtar policor dyshohet se aksidentalisht ka plagosur një familjar të tij në fshatin Dubravë të Istogut.

Viktima është i moshës së mitur dhe i njëjti tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare.

I ftuar në emisionin “Five” të TV Dukagjinit, ishte ish-polici Visar Rrecaj, i cili tha se policët e rinjë shumë shpesh po abuzojnë me armën zyrtare. Ai kërkoi që të shtohet testi i pjekurisë për secilin person që dëshiron të bëhet pjesë e Policisë së Kosovës.

Sipas tij, niveli i pjekurisë te rinia kosovare është tejet e ulët.

“I kam përcjellë edhe rastin e Zllatarit, edhe ky i sotmi po bëhen nga zyrtarët e ri policorë. Mendoj se Policia e Kosovës është mirë me rifolumuru kriterin e moshës, jo cdo 18-vjecar të hyjë në Polici, besa-besë edhe 23 e 24 janë të papjekur. Duhet të përqendrohet që në procedurën e rekrutimit, pavarësisht që kemi kalu testin psikologjik, duhet ta bëjme edhe një test të pjekurisë, te rinia niveli i pjekurisë është shumë i ulët, prandaj kanë ndodhë këto raste. Te rasti i Zllatarit po flasim për policë të ri, edhe të ri në moshë, po abuzojnë me armën zyrtare, është e ndalume me përdor”, tha ai.

Rrecaj u shpreh se duhet të rishqyrtohet struktura ligjore, derisa tha se kriteri i moshës i cili lejon që me 18 vjec të bëhesh pjesë e policisë nuk është i duhuri.

“Ka vend për rishyqretim të strukturës ligjore. Në polici ka qenë mosha kriter 18 vjec deri në 30 vjec me u pranu polic, sot një 27-vjecar është i pjekur si një 18-vjeçar para 30 vjete. Pjekuria është e ulët pavarësisht viteve që këta djem e vajza i kanë. IPK edhe në këtë rast, prokuroria të veprojë me urgjencë e përpikëri, këto dëme janë të pariparushme. S’mundesh me thënë më fal, sepse pasojat janë të pariparueshme”, tha ai.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika