Të enjten e 29 shtatori në Hagë ndodhën Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, të shoqëruar nga Behgjet Pacolli kanë nisur vizitën e tyre.
Ish-presidentet do të takohen me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit.
Ndërsa këtë vizitë e ka organizuar ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, përveç atyre të Shqipërisë ai i kishte ftuar dhe ish-presidentët e Kosovës.
Ish-kryetarët e shtetit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, nuk e kanë pranuar t’i bashkëngjiten kësaj nisme për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së.
Që nga vitit 2020 ish-krerët e UÇK-së janë në paraburgim pas konfirmimit të aktakuzës me pretendime për krime lufte dhe kundër njerëzimit por gjykimi ndaj tyre ende nuk ka filluar
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm në paraqitjet e tyre të para para gjykatësit të procedurës paraprake raporton KP.