Ish-presidenti i FIFA-s: Irani nuk duhet të lejohet të luajë në Kupën e Botës

Ish-presidenti i FIFA -s, Sepp Blatter, bëri thirrje që Irani të përjashtohet nga Kupa e Botës në Katar 2022, në shenjë hakmarrjeje për trajtimin e grave në vend

Sepp Blatter, ish-presidenti i FIFA-s





Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, mendon se Irani duhet të ndalohet të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar, njofton një gazetë zvicerane.

Këto komente vijnë mes protestave mbarëkombëtare që kanë pushtuar Iranin për javë të tëra, pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, derisa ishte në paraburgim nga policia e moralit.

Gazeta zvicerane ‘Blick’ shfaqi një video të ish -presidentit të FIFA -s, në një bisedë në selinë e botuesit të saj të enjten.

Blatter u pyet nga një gazetar “Nëse do të ishit ende president i FIFA-s sot, a do ta linit Iranin – i cili aktualisht po vret femra të reja në rrugë, i cili po dërgon armë në Rusi për të sulmuar Ukrainën – të luajë në Kupën e Botës?”

“Jo”, u përgjigj Blatter, duke shtuar se ai beson se presidentit aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, i mungon guximi për të marrë një qëndrim të qartë ndaj Iranit.

“Unë mendoj se duhet të bëhet nga dikush nga FIFA që ka guxim. Por Infantino nuk ka guximin t’u japë përgjigje gazetarëve”, ka thënë ai.

Komentet e Blatter vijnë disa javë pasi një firmë ligjore i dërgoi një letër FIFA-s në emër të një grupi figurash ish dhe aktuale sportive iraniane, duke i kërkuar organit drejtues të futbollit, të pezullojë Federatën iraniane të Futbollit (FFIRI) dhe ta ndalojë atë nga pjesëmarrja në Kupën e Botës të këtij viti në Katar.

Në letër thuhet se veprimet e federatës së futbollit të Iranit shkelin statutet dhe rregulloret e FIFA-s.

“Brutaliteti dhe armiqësia e Iranit ndaj popullit të tij ka arritur një pikë kthese, duke kërkuar një shkëputje të qartë dhe të fortë nga bota e futbollit dhe sportit”, thuhet në një deklaratë për shtyp të lëshuar krahas letrës, shkruan CNN.

Protestës i janë bashkuar edhe atletë të tjerë në Iran.

Pasi shënoi një gol në finalen e Kupës Interkontinentale të Emirateve të Futbollit në plazh, Saeed Piramoon, imitoi prerjen e flokëve – një lëvizje që sinjalizon mbështetjen për protestat mbarëkombëtare në vend, duke bërë thirrje për liri më të mëdha për gratë – një akt me të cilin autoritetet e futbollit të Iranit janë zotuar të merren.

Ndërkaq, futbollisti Sardar Azmoun rrezikon të humbasë përzgjedhjen për Kupën e Botës, pasi kritikoi qeverinë.

“Kjo ia vlen të sakrifikohet për një fije floku të grave iraniane,” shkroi Azmoun në rrjetin social Instagram. “Turp për ju që vrisni njerëz kaq lehtë. Rrofshin gratë iraniane.”

Ndërkaq, në fillim të kësaj jave, Blatter i ka thënë gazetës zvicerane, Tages Anzeiger, se “Katari është një gabim”, duke shtuar se “zgjedhja ishte e keqe”.

“Është një vend shumë i vogël. Futbolli dhe Kupa e Botës janë shumë të mëdha për të”, ka thënë Blatter për Katarin, vendi i parë në Lindjen e Mesme që pret turneun.

Kupa e Botës fillon më 20 nëntor, me Iranin, i cili e nis fushatën kundër Anglisë më 21 nëntor.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika