Ish-presidenti i ShBA-së, në gjendje shëndetësore të rëndë

Gjendja shëndetësore e ish-presidentit të ShBA-së, Jimmy Carter nuk është e mirë, i njëjtë vazhdon të nderohet gjerësisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Ish-presidenti i ShBA-së, Jimmy Carter. Foto: CNN

Sipas një deklarate nga The Carter Center, ish-presidenti i ShBA-së, Jimmy Carter do të fillojë të marrë kujdesin bujtinë.

“Pas një sërë qëndrimesh të shkurtra në spital, ish-presidenti amerikan Jimmy Carter sot vendosi të kalojë kohën e mbetur në shtëpi me familjen e tij dhe të marrë kujdesin bujtinë në vend të ndërhyrjes mjekësore shtesë. Ai ka mbështetjen e plotë të familjes dhe ekipit të tij mjekësor”, thuhet në deklaratë.

Carter, i cili mbushi 98 vjet vitin e kaluar, u bë presidenti më i vjetër i SHBA-së në histori pas vdekjes së George H.W. Bush, i cili vdiq në fund të 2018 në moshën 94-vjeçare.

Presidenti i 39-të i vendit ka mbajtur një profil të ulët publik në vitet e fundit për shkak të pandemisë së koronavirusit, por ka vazhduar të flasë hapur për rreziqet ndaj demokracisë në mbarë botën.

Gjatë vitit 1015, Carter ka mundur kancerin e trurit në vitin 2015, por u përball me një sërë shqetësimesh shëndetësore në vitin 2019, dhe si pasojë iu nënshtrua një operacioni për të hequr presionin në trurin e tij.

Vështirësitë e tij shëndetësore e detyruan atë të hiqte dorë nga tradita e tij dhjetëvjeçare e mësimdhënies në shkollën e së dielës në Kishën Baptiste Maranatha në qytetin e tij të lindjes Plains, Georgia.

Ish-presidenti vazhdon të nderohet gjerësisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ndërmjetësimi i tij i Marrëveshjeve të Camp David në 1978 me presidentin egjiptian, Anwar Sadat dhe kryeministrin izraelit, Menachem Begin mbetet qendror në trashëgiminë e tij.

Në vitet e tij pas presidencës, Carter ka themeluar “Qendrën Carter” së bashku me gruan e tij, Rosalynn, me shpresën për të avancuar paqen dhe shëndetin botëror. Qendra ka punuar për të avancuar demokracinë duke monitoruar zgjedhjet e huaja dhe duke reduktuar sëmundjet në vendet në zhvillim gjatë viteve.

Ish-presidneri i ShBA-së, Jimmy Cartet ka marrë çmimin Nobel për Paqen në vitin 2002, për përpjekjet e tij për të nxitur paqen në të gjithë globin.

Një zyrtar për CNN ka thënë se presidenti Joe Biden, një koleg demokrat dhe admirues për një kohë të gjatë i Carter, është këshilluar për shëndetin në rënie të ish-presidentit dhe vendimin e tij për të kërkuar kujdes në bujtinë.

Biden po qëndron në kontakt të ngushtë me familjen Carter dhe rrethin e ngushtë të këshilltarëve të ish-presidentit, raporton CNN.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika