Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit, ndodhet në Kosovë duke qëndruar në shtëpinë e tij në Burojë, po raportohet në media.
Këtë, e kanë konfirmaur nga Gjykata Speciale në Hagë për Dukagjinin, ku kanë theksuar se Trupi Gjykues i ka mundësuar Thaçit një vizitë për të takuar familjen.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjie.
Në pamjet që ka siguruar Gazeta Nacionale nga fshati Burojë, respektivisht, në shtëpinë e prindërve të Thaçit, shihen forca të shtuara të EULEX-it, por edhe disa qytetarë që janë mbledhur në afërsi.