Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të premten e 16 shtatorit, ka uruar 23-vjetorin e themelimit të Radio Dukagjinit.
Jahjaga e ka bërë urimin e saj, edhe në një lidhje të drejtpërdrejt me Radio Dukagjinin, duke i falënderuar stafin për nisjen e saj, në një kohë të vështirë e shumë të rëndësishme për Kosovën.
Ajo në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se Radio Dukagjini me nisjen e saj, pas përfundimit të luftës, ka hapur një dritare të re të informimit për qytetarët e Pejës, Rrafshit të Dukagjinit dhe gjithë Kosovës.
“Në periudhën e përfundimit të luftës, të rindërtimit të vendit dhe të jetës së qytetarëve. Atëherë ka hapur një dritare të re të informimit për qytetarët e Pejës, Rrafshit të Dukagjinit dhe gjithë Kosovës”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
Po ashtu, ajo ka thënë se përgjatë 23 viteve, Radio Dukagjini ka ofruar një zë më shumë për qytetarët, ka gjetur zgjidhje për hallet e tyre dhe ka forcuar sistemin e informimit publik.
Ndërkaq, ish-presidentja e vendit, në postimin e saj, ka falënderuar edhe drejtoreshën e programacionit në Radio Dukagjini, Edita Doli Muhaxhiri, e cila sipas saj vazhdon të jetë zëri i fuqishëm i të gjithëve.
“Në mesin e atyre që vazhdojnë të jenë zëri i fuqishëm i të gjithëve, është mikja ime Edita Doli, njëra prej atyre gazetareve femra të guximshme, e aftë dhe e dashur për dëgjuesit dhe shikuesit”, ka shtuar ajo.
Gjithashtu, sipas saj, 23 vjetori i Radio Dukagjinit, është përvjetori i një medie që ka arritur shumë ndër dekada, dhe ka uruar që përvjetorët e ardhshëm t’i bëjnë më të fortë e me të guximshëm.
Ndërsa, në 23-vjetorin themelimit të Radio Dukagjini, dyert e Radios kanë qenë të hapura për të gjithë dëgjuesit e saj besnikë.
Po ashtu, gjatë kësaj dite, përpos shoqërimit mes stafit e dëgjuesve, kishte edhe koktej rasti dhe dhurata.
500 euro çdo javë, për dëgjuesit e Radio Dukagjinit
“Dukë” është loja më e re në Radio Dukagjini e cila do të fillojë të hënën. Për t’u bërë pjesë në lojën më të madhe të organizuar nga ndonjë Radio stacion vendor, krejt çka duhet të bëni është ta dëgjoni Radio Dukagjinin çdo ditë.
“Një Jetë me Ty” – Radio Dukagjini shënon 23-vjetorin e themelimit