Ish-prokurorja e Eluex-it, Maria Bamieh, të shtunën mban konferencë për media në Prishtinë

Ish-prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, e cila kishte sinjalizuar për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar, të shtunën do të mbajë një konferencë për media në Prishtinë

Ish-prokurorja e Eulexi-it, Mariah Bamieh

Ish-prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, e cila ditë më parë e kishte fituar rastin në gjykatën e Britanisë, ndaj këtij misioni, do të mbajë konferencë për media të shtunën në ora 11:00 në Prishtinë.

Bamieh, ishte shkarkuar, pasi kishte sinjalizuar për korrupsion në misionin e Eulex-it në Kosovë.

Pas fitimit të rastit, ajo do të dëmshpërblehet nga Britania e Madhe me rreth 400 mijë funta.

Bamieh kishte pretenduar se për tetë vjetët e fundit  Zyra e Jashtme për Zhvillim (FCDO), një department i qeverisë britanike dështoi të ofrojë mbështetje për të, pasi ajo u përpoq të ekspozonte bashkëpunimin e mundshëm midis zyrtarëve të BE-së dhe kriminelëve të dyshuar në Kosovë.

Logo e misionit Eulex

Sipas saj, zyrtarët qeveritarë i kanë thënë t’i injoronte provat e dukshme të marrëveshjes së fshehtë në misionin e BE-së për sundimin e ligjit, të quajtur EULEX.

Maria Bamieh kishte akuzuar misionin e EULEX-it për largim të padrejtë nga puna pasi bëri akuza për korrupsion kundër prokurorëve dhe gjykatësve ndërkombëtarë që shërbenin në Kosovë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika