Ish-prokurorja e Eulexit rrëfehet në Kosovë: Kriminelët e vërtetë janë akoma në ikje

Ish-prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, e cila kishte sinjalizuar për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar, në një konferencë për media në Prishtinë, ka treguar në detaje rastin e saj

Ish - prokuorja e Eulexit, Mariah Bamieh

Ish-prokurorja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, të shtunën në një konferencë për media në Prishtinë, e ka treguar në mënyrë kronologjike historinë e saj, sa ishte prokurore në misionin ndërkombëtar të Eulexit në Kosovë.

Bamieh, ditë më parë e kishte fituar rastin në gjykatën e Britanisë, ku do të dëmshpërblehet nga Britania e Madhe me rreth 400 mijë funta.

Bamieh, ishte shkarkuar, pasi kishte sinjalizuar për korrupsion në misionin e Eulex-it në Kosovë.

Edhe pas shumë vjetëve, sipas Bamieh, kriminelët janë të lirë dhe nuk janë marrë masa ndaj tyre.

“…kriminelët e vërtetë janë akoma në ikje. Dhe ata që kishin keqpërdorur pozitën në Eulex, dhe ata të cilët kishin keqpërdorur pozitën e tyre në Bruksel, nuk janë thirrur asnjëherë para përgjegjësisë”, ka deklaruar ajo.

Bamieh e ka treguar rastin e Ministrisë së Shëndetësisë, specifikisht atë të Ilir Tolajt, i cili në kohën sa ishte në paraburgim, sipas saj, kishte arritur të kishte çasje në telefon mobil.

Po ashtu, ajo e ka përmendur një rast kur një zyrtar i Eulex-it, po takohej me ndërmjetësuesit e Ilir Tolajt.

Sipas Bamieh, ata po takoheshin në “Villa Gërmia”, me qëllim që ta “zhduknin” rastin.

“Po takoheshin në Villa Gërmia, mes gjyqtari Francesko dhe Shefes time. Në përgjime ata po i marrin informacione të rëndësishme dhe po përpiqeshin që ta zhduknin këtë rast. Dëshironin që gjyqtari Flori t’iu garantojë atyre, dhe nëse do t’i garantonte se Tolaj do të lirohej dhe rasti do të ndalej”, ka deklaruar ajo.

Për rastin e Ilir Tolajt, Bamieh ka thënë se ende mund të zhvillohen hetimet, sepse sipas saj, ajo ende i ka kopjet e përgjimeve, që i kishte siguruar vite më parë.

Bamieh ka folur edhe për tentimin e zyrtarëve të Eulex-it, për ta frikësuar dhe për ta lënë në gjysmë hetimin që ajo kishte nisur, dhe përgjimet që i kishte t’i zhdukte.

Ajo ka treguar, se si ishin nisur hetimet ndaj saj, duke gjetur pretekste të ndryshme, një nga to edhe për një biletë parkingu.

Tutje, ajo ka folur për edhe për Eulexin në vitin 2022, duke thënë se nuk sheh përparime në drejtësi dhe në sundim të ligjit.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika