Ish-sekretari i NATO-s bën thirrje për vëmendje të veprimeve të Rusisë: Destabilizimi është instrument i saj

Ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, në samitin “The Western Balkans 2024”, përtej aspektit të bashkëpunimit ndërshtetëror e ekonomik, ka bërë thirrje për vëmendje të veprimeve të Rusisë në raport me Ballkanin Perëndimor

Ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, në samitin “The Western Balkans 2024”, përtej aspektit të bashkëpunimit ndërshtetëror e ekonomik, ka bërë thirrje për vëmendje të veprimeve të Rusisë në raport me Ballkanin Perëndimor.

“Samiti i Washingtonit duhet gjithashtu të përballet me faktin se derisa tensioni po fokusohet në atë çfarë po bën Rusia në Ukrainë, gjithashtu duhet të shoh se çfarë po bëjë Rusia në Ballkanin Perëndimor. Keqinformimi, destabilizimi, shkatërrimi, të gjitha këto janë instrumente të Rusisë”, ka potencuar ai.

Ish-sekretari Robertson ka thënë se instrumente të Rusisë janë edhe organizimi i bandave kriminale.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të theksohet se përfshirja e bashkësisë ndërkombëtare ishte një bazë shumë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe se prosperiteti ekonomik i këtij vendi dhe i të tjerëve mund të ndërtohet”, ka thënë ai, duke marrë shembull rastin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika