Ish-shefi i inteligjencës së jashtme të Danimarkës akuzohet për spiunazh

Ish-shefi i inteligjencës së Danimarkës, Lars Findsen po akuzohet për zbulimin e sekreteve shtetërore dhe dokumenteve konfidenciale për gjashtë persona të ndryshëm duke përfshirë dy gazetarë gjatë disa muajve

Lars Findsen, ish-shef i inteligjencës

Ish-shefi i inteligjencës së jashtme të Danimarkës, Lars Findsen është akuzuar zyrtarisht për rrjedhje të informacionit shumë të klasifikuar.

Findsen po akuzohet për zbulimin e sekreteve shtetërore dhe dokumenteve konfidenciale për gjashtë persona të ndryshëm duke përfshirë dy gazetarë gjatë disa muajve.

Informacion ky i cili daton që nga koha kur ai drejtonte Shërbimin e Inteligjencës Daneze të Mbrojtjes (FE) nga viti 2015 deri sa u pezullua në gusht 2020. Ndërkaq Findsen akuzat për një gjë të tillë i ka hedhur poshtë.

Prokurori Jakob Berger Nielsen ka theksuar se kur sekretet dhe informacionet konfidenciale të shërbimeve të inteligjencës iu kalohen të tjerëve është sigurisht serioze sepse cenohet siguria e Danimarkës.

“Kjo mund të dëmtojë marrëdhëniet me partnerët e biznesit të shërbimeve të inteligjencës dhe mund ta bëjë më të vështirë për ta kryerjen e punës së tyre nëse zbulohen metodat e tyre të punës”, është shprehur Nielsen.

Ndër të tjera ka thënë që besimi se shërbimet e inteligjencës mund të kujdesen për informacionet të ndjeshme është dobësuar, njofton euronews.

Akuzat vijnë pas “një hetimi të gjatë dhe të gjerë” nga policia dhe shërbimi vendas i inteligjencës së Danimarkës, të cilin Findsen e kishte udhëhequr gjithashtu nga 2002 deri në 2007.

Ndërkaq prokuroria ka thënë se do të kërkojë dënim me burg “më pak se katër vjet” dhe ka kërkuar që çdo gjykim të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika