Ish-udhëheqësja e Mianmarit, Suu Kyi, dënohet me 33 vjet burgim

Ish-udhëheqësja e Mianmarit, Suu Kyi, po përballet me një total prej 33 vitesh burgim, duke përfshirë tri vjet punë të rëndë

Ish-udhëheqësja e Mianmarit, Suu Kyi

Një gjykatë në Myanmar e drejtuar nga ushtria ka dënuar Aung San Suu Kyi me shtatë vjet burgim për korrupsion, tha një burim i njohur me rastin për CNN, duke i dhënë fund një sërë procedurash të fshehta dhe shumë të politizuara kundër ish-udhëheqëses së rrëzuar.

Vendimi i së premtes është dënimi përfundimtar që i është dhënë 77-vjeçares e cila u burgos nga ushtria që mori pushtetin.

Vendimi të premten e shpalli Suu Kyi-n fajtore për korrupsion në lidhje me blerjen, riparimin dhe marrjen me qira të një helikopteri për përdorim gjatë fatkeqësive natyrore dhe çështjeve shtetërore, duke përfshirë shpëtimin dhe emergjencat, rast në të cilin ajo dyshohet se i shkaktoi “një humbje shtetit”, tha burimi.

Ajo tani përballet me një total prej 33 vitesh burgim, duke përfshirë tri vjet punë të rëndë, tha burimi, që do të thotë se ajo mund të kalojë pjesën tjetër të jetës së saj pas hekurave.

Sipas burimeve, Suu Kyi ka qenë më parë e dënuar për vepra të shumta, duke përfshirë mashtrimin zgjedhor dhe marrjen e ryshfetit. Ajo ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura kundër saj, sipas burimit, dhe avokatët e saj kanë thënë se janë të motivuar politikisht.

Ajo po mbahet në izolim në një burg në kryeqytetin, Naypyidaw dhe gjyqet e saj janë zhvilluar me dyer të mbyllura, me informacione të kufizuara të raportuara nga media shtetërore dhe me një urdhër të vendosur ndaj avokatëve të saj, transmeton CNN.

Në dy vitet qëkur ushtria mori pushtetin, liritë dhe të drejtat në Mianmar janë përkeqësuar ndjeshëm. Ekzekutimet shtetërore janë kthyer dhe mijëra njerëz janë arrestuar për protesta kundër sundimit ushtarak.

Myanmar ndodhet në Azinë Juglindore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika