Ish-ylli i Manchester Cityt, David Silva, ka konfirmuar tërheqjen e tij nga futbolli pasi pësoi një lëndim të rëndë në gju.
Reprezentuesi spanjoll, 37 vjeç, kaloi një dekadë me Cityn pasi u bashkua nga Valencia në vitin 2010. Ai luajti më shumë se 400 herë për klubin, duke fituar katër tituj të Premier League.
Silva iu bashkua Real Sociedadit pas largimit nga Manchester City në vitin 2020 dhe ishte gati të niste një sezon të katërt me klubin spanjoll.
“Sot është një ditë e trishtuar për mua”, ka thënë Silva.
“Sot është koha t’i them lamtumirë asaj që i kam kushtuar gjithë jetën time. Sot është koha t’u them lamtumirë kolegëve të mi, të cilët janë si familje për mua. Do të më mungojnë shumë”, ka shtuar ai.
🪄𝗬𝗼𝘂𝗿 𝘄𝗮𝗻𝗱 𝘄𝗶𝗹𝗹 𝗻𝗲𝘃𝗲𝗿 𝘀𝘁𝗼𝗽 𝗴𝗹𝗼𝘄𝗶𝗻𝗴. Farewell, magician 💙#Forever21LVA | #AurreraReala pic.twitter.com/4KWzQ6mdqK
— Real Sociedad 🇺🇸 🇬🇧 (@RealSociedadEN) July 27, 2023
Ai ka bërë një video emocionuese në të cilën ka rishikuar karrierën e tij i veshur me pantallona të shkurtra dhe e ka mbyllur me një “faleminderit futboll”.
Njoftimi u bë edhe nga gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano, i cili konfirmoi se lëndimi i rëndë i ligamentit të kryqëzuar të gjurit (ACL) ishte arsyeja për vendimin e tij të vështirë.
Silva, i njohur për talentin e tij të jashtëzakonshëm, ka shpërfaqur aftësitë e tij të larta në shumë klube të mëdha të futbollit, duke fituar 20 trofe gjatë karrierës së tij.
Ai ka luajtur për klube prestigjioze si Valencia, Manchester City dhe Real Sociedad, duke lënë një ndikim të thellë në secilin prej tyre.
Gjatë karrierës së tij si futbollit, Silva ka fituar 1 Kupë të Botës, 2 Kampionate Evropiane, 4 Liga Premier, 2 Copa del Rey, 5 Kupa të Spanjës, 2 Kupa FA dhe tri Superkupa të Anglisë.
Një numër i ish-shokëve të skuadrës kanë ndarë mesazhe mbështetjeje për Silvën. Mes tyre ishte edhe ish-kolegu i Manchester Cityt, Aymeric Laporte, i cili ndau mesazhin e thjeshtë “Legjendë, faleminderit për gjithçka”.