Ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut i ndalohet hyrja në SHBA

Departamenti i Shtetit i SHBA-së u ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan, ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Kocho Angjushev dhe familjes së tij për shkak të korrupsionit

Shtetet e Bashkuara e kanë caktuar Kocho Angjushev, ish-zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në ShBA, “për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh”.

Siç thuhet në komunikatën Departamentit të Shtetit të SHBA-së, në kohën kur shërbeu si zëvendëskryeministër, Angjushevi abuzoi me pozitën e tij zyrtare për t’i përfituar interesat e biznesit të tij privat, duke cenuar besimin e publikut në institucionet dhe proceset qeveritare të Maqedonisë së Veriut.

“Derisa shërbente si zëvendëskryeministër, Angjushev abuzoi me pozitën e tij zyrtare për të përfituar interesat e tij private të biznesit, duke minuar besimin e publikut të Maqedonisë së Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike”, thuhet në komunikatën e DASH-it.

Gjithashtu, DASH-i ka përcaktuar gruan e Angjushevit, Elizabetën dhe fëmijët, Angelin dhe Ognenin, si përgjithmonë të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara.

“Veprimi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ata në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët publikë të korruptuar. Ky emërtim ripohon përkushtimin e SHBA-së për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre”, thuhet tutje nga DASH-i.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika