Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi, ka thënë Lista Serbe do të shuhet në veri të Kosovës.
I ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për takimin e së martës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Gashi ka thënë se në këtë takim nuk pritet të ketë ndonjë marrëveshje midis palëve.
“Ky Dtaft-status do të bie në kundërshtim të plotë me kushtetutën e Kosovës ku kryeministri Kurti nuk guxon të tejkalojë këtë normë për shkak se preket direkt sovraniteti i Kosovës dhe në këtë pikë Qeveria serbe do të tentojë të lokalizojë tema të caktuara për shkak të një debati të brendshëm të futet në këtë rast te ura, do të futet në një marrëveshje për zhbllokimin e Urës, nga instituti ynë nga hulumtimi që ne bëjmë në çështjet politike të Listës serbe, shihet një opinion i brendshëm edhe nga shtresa intelektuale i komunitetit serb që jeton në veri që do të shkojë drejt një pakti të shuarjes së Listës serbe në zonën veriore”, ka thënë ai.
“Nuk do të ketë marrëveshje midis palëve, në këtë frymë ku gjenden ata për shkak se janë dy pole të kundërta, të majta ekstreme që është vështirë të bëhen të djathta pak pozitive”, shtoi Gashi.
Në rend dite gjatë këtij takimi do të jetë prezantimi i draftit të statutit të Asociacionit.
Lidhur me këtë, Gashi ka thënë se në këtë rast Vuçiqi do ta përdorë shuarjen e Listës serbe në veri.
“Vuçiqi ka bërë ndërhyrje kirurgjike sa i përket reparteve të arsimit e shëndetësisë në veri ku i ka rritur pagat 100 për qind vetëm për të kamufluar problemin politik në këtë fazë ku gjendet në debat me Qeverinë Kurti. Ura e Ibrit nuk është fare problem për shkak se është në pjesë të territorit të Kosovës. Politika e Listës serbe në veri është modifikuar në atë formë sa nuk do të merret me problemet teknike dhe nuk do të krijojë incidente për shkak se i bie në kundërshtim me politikat që ata janë duke u përgatitur që të krijohet Asociacioni. Nuk do të ketë problem fare sa i përket Urës”.
“Vuçiq po taktizon me Qeverinë Kurti, Vuçiq është me një hendikep të jashtëzakonshëm me arenën ndërkombëtare, andaj ne kërkojmë nga kryeministri që të jetë vigjilent dhe operativ në pistat e tij dhe të godasë në konform Kosovës dhe pa u prekur sovraniteti i vendit”.
Sipas tij, taktizimi bazë i Serbisë është që “të luajë me komunitetin serb në Kosovë, do të ketë ofertë të shuajë Listën serbe, por Kurti nuk guxon të bie në kurthat e këtyre temave”.