Ish-zëvendësministri i Arsimit: MASHT-i shkaktoi natë ankthi për 120 mijë familje, të bëhet gjithçka që të sigurohen librat

Qeveria dhe ministria e Arsimit duhet të reflektojnë sa më parë në mënyrë që t’i sigurojnë tekstet mësimore para se të nisë viti i ri shkollor, ka thënë ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, e ka cilësuar si një “natë ankthi” ditën e së hënës për prindërit, pas vendimit të MASHT-it për mosshpërndarje të teksteve shkollore.

Në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet se a duhet të jetë përgjegjësi e prindërve blerja e teksteve shkollore, Mustafa ka theksuar se me këtë vendim është shkaktuar një varg i madh i problemeve.

Sipas tij, Qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet të reflektojnë sa më parë në mënyrë që t’i sigurojnë tekstet mësimore para se të nisë viti i ri shkollor.

“Kjo ministri është mësuar që vitin e ri shkollor të mos e fillojë pa ndonjë skandal, përderisa vitet e kaluara kishim greva që vazhdimisht imponoheshin siç duke SBASHK-u e ka befasuar ministren, ndoshta ministrja e ka llogaritur se do të fillojë greva dhe ministrja do të ketë kohë të mjaftueshme të sigurojë librat. Ministrja thotë se do t’i rimbursojmë prindërit, i bie që Ministria i ka mjetet, në anën tjetër thotë se janë çmime të shtrenjta, por nëse prindërit shkojnë dhe i blejnë vetë librat kjo nuk garanton se do t’i blejnë më lirë. Nata e djeshme ka qenë natë ankthi për mbi 120 mijë familje që kanë fëmijët e tyre nga klasa e 1 deri në klasën e 5”, tha ai.

Siç thotë Musatafa, “nëse do të kishim një ministre më të ndërgjegjshme, do të duhej të kalonte edhe natën duke menduar se si të bëhet një zgjidhje”.

“Ministrja tha se nuk do të kërkohen fatura për rimbursim, kjo do të hapë një derë për prindërit e pandërgjegjshëm që të abuzojnë. Me këtë vendim janë shkaktuar një varg i madh i problemeve dhe Qeveria e Ministria duhet të reflektojnë sot në mënyrë që të bëjnë të pamundurën dhe t’i sigurojnë librat për nxënësit”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika