“Ishte i qeshur, nuk kishte ndonjë shenjë shqetësimi”, Kurteshi rrëfen takimin e fundit me Astrit Deharin në burg

Ish-deputeti i LVV-së, Sami Kurteshi, ka deklaruar se i ndjeri Astrit Dehari, dy-tri ditë para rastit tragjik të vdekjes, kishte kërkuar ta takonte në burg, ndërsa detajet nga vizita i ka treguar për emisionin Debat Plus

Sami Kurteshi, ish-deputet i LVV-së

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka rrëfyer takimin e parë dhe të fundit në burg me të ndjerin Astrit Dehari.

Kurteshi ka thënë se vizita e fundit në burg me Deharin ka qenë dy-tri ditë para rastit tragjik të vdekjes së tij.

Ai në një intervistë për Debat Plus, ka thënë se Dehari ishte i buzëqeshur dhe i veshur me një këmishë, duke shtuar se nuk kishte asnjë shqetësim të madh në sytë e tij.

“Pas arrestimit ka qenë hera e parë kur e kam parë, kishte veshur një këmishë të re, edhe ishte i qeshur, së paku në sytë e mijë nuk vërehej asnjë shenjë se ai mund të ketë ndonjë shqetësim të madh”, është shprehur Kurteshi.

“Unë së paku nuk kam vërejtur asnjë shenjë të ndonjë shqetësimi të madh nga ana e tij që mund të më kishte bërë për të menduar që gjendja është keq”, ka thënë tutje Kurteshi.

Po ashtu, Kurteshi ka thënë se Dehari kishte kërkuar që ai ta vizitonte në burg, dhe se aty me të kishte qëndruar pesë minuta.

“Ai edhe ka kërkuar që unë të vizitoj atë, e njoh prej fëmijërisë edhe kemi një afërsi të madhe me familjen, aty kam qëndruar vetëm pesë minuta me Avniun, pasi kemi dashur ta lëmë më shumë kohë me gruan e tij”, është shprehur ai.

“As familja as vizitorët tjerë nuk kanë të drejtë të flasin rreth çështjes në vizitë, mund të diskutojnë vetëm çështje private, ai më ka pyetur vetëm për familjarët sepse njihemi. Por, nuk më kujtohet që kemi përmendur emra të tjerë jashtë familjes. Mundem të them që gjatë bisedës kemi qenë të lirë, duke i thënë që të mos mbajë gajle se ne do të fitojmë”, ka treguar Kurteshi.

Ndërkaq, ai ka thënë se kjo vizitë ishte hera e parë dhe e fundit, dhe se nuk e mban mend kush ka qenë aty përveç VV-së, por ka shtuar se nuk ka pasur mundësi të jetë numër i madh.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika