Ishte raportuar e zhdukur, dyshohet se u dhunua gruaja në Fushë-Kosovë

Një grua dyshohet se është dhunuar në Fushë-Kosovë. Pas raportimit të zhdukjes, ajo u paraqit në polici së bashku me ankuesin e saj dhe u konfirmua rasti i dhunimit. Personi i dyshuar është arrestuar dhe viktima është dërguar për trajtim mjekësor

Fushë Kosova, foto: Kallxo.com

Një grua dyshohet se është dhunuar në komunën e Fushë-Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, fillimisht ajo ishte raportuar si e zhdukur, teksa më vonë viktima bashkë me ankuesin e kanë paraqitur rastin në polici si dhunim.

Pas intervistimit, viktima është dërguar për tretman mjekësor, teksa bëhet e ditur se personi i dyshuar është arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Pasi ishte raportuar si e zhdukur, viktima femër kosovare, së bashku, nën shoqërinë e ankuesit të lartcekur, është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit ‘dhunim’. Lidhur me rastin viktima është intervistuar sipas procedurave, dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor, po ashtu është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika