Fluturimi i parë pas dy vitesh me turistë i cili është prenotuar para pandemisë për në Ishullin e Pashkëve do të te fluturojë të enjten.
Ketë dhe shumë informata të tjera ka treguar zyrtarja e turizmit Veronica Kunze, e cila ka treguar se duhet ta hapin ishullin, por që duhet ta bëjnë atë në një mënyre të sigurte, njofton AFP.
Vizitorët duhet të vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit dhe të tregojnë një test negativ PCR.
Ishulli, i vendosur 3,500 kilometra në perëndim të bregut të Kilit, është i famshëm në mbarë botën për “moais” e tij, statuja të mëdha guri në formë njerëzore të varrosura pjesërisht në Tokë.
Burimi kryesor i të ardhurave të ishullit ishte turizmi vendas dhe ndërkombëtar përpara se fluturimet të ndaloheshin më 16 mars 2020, pas rasteve të para të raportuara të koronavirusit në Kili.
Ishulli i Pashkëve priste rreth 160,000 turistë në vit, të cilët vinin me dy fluturime në ditë.