Islami: Adnan Asllani është ideatori i llogos së sotme të UÇK-së

Ish-kreu i Lëvizjes Popullore së Kosovës, Bedri Islami ka thënë se Adnan Asllani është ideatori i llogos së sotme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Ish-kreu i LPK-së, Bedri Islami

Ish-kryetari i Lëvizjes Popullore së Kosovës (LPK), Bedri Islami, në “Debat Plus” ka thënë se në fund të korrikut të vitit 1993 është marrë vendimi politik në mbledhjen e katërt të përgjithshme të Fatmir Brajshorit për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Njeriu kryesor që caktohet për formimin e UÇK-së është Xhavit Haziri. Një vit më vonë, më 17 nëntor 1994, kryesia e organizatës jashtë vendit vendos që emërtimi të jetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka thënë Islami.

Islami ka thënë se propozimi ishte nga Xhavit Haliti, është miratuar nga kryesia, por që në tërësi kishte shumë propozime.

Ai rrëfen se llogoja e UÇK-së është krijuar shumë më vonë.

“Autori i llogës është Adnan Asllani, ai është vendosur në kryesi që të krijohet llogoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Llogon e ka bërë në 18 forma të ndryshme dhe është miratuar kjo që është sot”, ka thënë tutje ish-kreu i LPK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika