Islami: Miti se në Shqipëri nuk është ditur gjë për Kosovën nuk qëndron – Shqipëria i ka borxh Kosovës

Ish-kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Bedri Islami ka deklaruar se Shqipëria nuk ishte e painformuar për gjendjen e Kosovës gjatë viteve të nëntëdhjeta dhe se shqiptarët ishin përkrahës të saj

Mitet se Shqipëria nuk dinte gjë për gjendjen e Kosovës përgjatë viteve të nëntëdhjeta nuk kanë bazë qëndrimi, ka deklaruar ish-kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Bedri Islami.

Në një intervistë në “Debat Plus” me Ermal Panduri në RTV Dukagjini, Islami ka deklaruar se individët pro Kosovës ishin të shumtë dhe se kjo e fundit, duhej nga shqiptarët.

“Ka një mit të krijuar se gjoja në Shqipëri nuk është ditur gjë për Kosovën. Nuk qëndron. Nuk qëndron sepse janë botuar libra, ka pasur asamble. Nuk dihet se sa tani. Shqipëria, të jemi realë, i ka borxh Kosovës shumë gjëra. Unë kam pasur një shkrim gjatë luftës se a i thotë gjë Shqipërisë emri ‘Albasanus’, por ifnormacione kishte…Edhe ata që nuk e donin qeverinë e Enver Hoxhës ishin shumë pro Kosovës. Njerëzit në Shqipëri Kosovën e donin”, ka deklaruar ai.

Tjetër-  Islami: Më dërguan fjalë të mos kthehesha, vrasjet kishin filluar

Megjithatë, ai thotë se e njëjta nuk njihet si në ditët e sotme. Islami përmend edhe mosnjohjen e disa individëve kosovarë, figura të shquara, për të cilat, gazetarët shqiptarë nuk dinë shumë.

“Por, Kosova nuk njihej siç njihet sot. Megjithatë, edhe sot në Shqipëri ka gazetarë që nuk dinë shumë për Kosovën, kujtojnë se në Kosovë ka luftuar vetëm Adem Jashari, nuk ka patur të tjerë. Po t’ua përmendësh emrin ta zëmë Bekim Berisha, Bedri Shala, Fehmi Lladrovci, Ilaz Kodra e të tjerë, ndjenjë njëfarë befasie”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika