Islami nga Këshilli i Prindërve: Do të ketë vonesë në fillimin e vitit shkollor

Visar Islami, nënkryetar i parë i Këshillit të Prindërve, ka thënë se ende nuk ka një vendim të prerë nga Ministria e Arsimit, për tekstet shkollore, ndonëse shton se sa më shpejt të merret vendim nga Qeveria sepse sipas tij do të ketë vonesa në fillimin e vitit të ri shkollor

Visar Islami, nënkryetari i parë i Këshillit të Prindërve

Visar Islami, nënkryetar i parë i Këshillit të Prindërve, ka treguar se sot anëtarët e Këshillit të Prindërve kanë mbajtur mbledhje, ku temë diskutimi ka qenë sigurimi i librave për fillimin e vitit të ri shkollor.

I ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Islami thotë se vendimi i Ministrisë ende nuk është i prerë, por është vetëm ide, dhe se sipas tij, ai pritet të merret nesër ose pasnesër.

“Ky nuk është një vendim i prerë, dmth është ende si ide, ndërkaq vendimi besoj që do të merret nesër ose pasnesër”, është shprehur Islami.

Islami thotë se sa më shpejt duhet të merret vendimi, që Këshilli i Prindërve dhe institucionet ta kenë të qartë se çfarë duhet të bëjnë, sepse sipas tij, do të ketë vonesa në fillimin e vitit të ri shkollor, “deshtëm apo s’deshtëm”.

Islami tregon se si Këshill i Prindërve kanë rekomanduar që prindërit të shkojnë të marrin vetë librat në librari ose shtëpi botuese e pastaj obligimet t’i kryej Ministria.

Por, sipas tij, nga diskutimi që këshilli ka pasur, forma e vetme del të jetë ajo e propozuar nga Ministria e Arsimit, e që është rimbursimi.

“Ne si Këshill kemi dhënë një rekomandim që e kemi pasur një mundësi që prindërit të shkojnë të marrin vetë librat në librari ose në shtepi botuese dhe obligimet t’i kryej Ministria. Forma e vetme nga ajo qe diskutuam po del të jetë rimbursimi”, ka thënë Islami.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ditë më parë ka vendosur që të mos sigurojë tekstet për filloristët, por prindërit t’i sigurojnë për fëmijët e tyre dhe pastaj Ministria t’i rimbursojë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika