Islami: Qëndrimi i LDK-së ndaj UÇK-së erdhi duke u ashpërsuar

Ish-kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami ka thënë se qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) vinte duke u ashpërsuar

Ish-kreu i LPK-së, Bedri Islami

Ish-kryetari i Lëvizjes Popullore së Kosovës (LPK), Bedri Islami, në “Debat Plus” ka thënë se qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) vinte duke u ashpërsuar.

“Qëndrimi i LDK-së ndaj UÇK-së erdh duke u ashpërsuar, kishte shumë deklarata të cilat binin ndesh me atë frymën që ekzistonte te një pjesë e Lëvizjes”, ka thënë Islami.

Islami ka thënë se LDK-ja është një “shndërrim interesant” i konglomeratit politik që ka ekzistuar në Kosovë në vitet 1988-89.

“Sepse befasisht të gjithë anëtarët e Lidhjes Komuniste të Kosovës dolën anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Akti i shndërrimit nuk është asnjëherë një ‘hop’ dhe duke qenë se këto vinin nga Lidhja Komuniste e Kosovës, këto shpallen si moto të nacionalizmit, kishte një kontradiktë të madhe mes tyre”, ka shtuar ish-kreu i LPK-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika