Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendimi që Ismail Dibrani të emërohet drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues së Kosovës (ShKK).
Dibrani që nga prilli i këtij viti ishte ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së ndërsa para se të bëhej UD kishte mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës.
Ai kishte dalur më i votuari në konkursin e shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme.