Ismail Kadare bëhet shtetas i Republikës së Kosovës

Presidenca ka bërë të ditur se shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, më 1 gusht, ka nënshkruar dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Ajo ka theksuar se dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare, është nderim për shtetin e Kosovës, për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”, ka shtuar ndër të tjera presidentja Osmani.

Dekreti i nënshtetësisë, shkrimtarit Kadare do t’i dorëzohet nga presidentja Osmani gjatë vizitës e cila do të realizohet në Shqipëri në një periudhë të afërt.

Ndryshe, presidentja Osmani, në qershor të këtij viti e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, të artit, dhe të shoqërisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika