Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Uran Ismaili ka deklaruar se Kosova ka nevojë me i pas institucionet e veta e sidomos pas procesit të tejzgjatur të numërimit të votave. Ismaili tha se Kryetari i Kuvendit i takon partisë së parë për krijimin e bashkëpunimit për qeverisjen e re. Këto deklarata Ismaili i bëri të ditura në konferencën për media pas takimit që pati me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Nëse nuk arrihet krijimi i qeverisjes, i takon pastaj partisë së dytë që të ketë mundësi bashkëpunimi me partitë e tjera”, deklaroi Ismaili.
Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se“Albin Kurti do të jetë kryeministër”, Ismaili iu kundërpërgjigj se “ai e dinë që emrin e kryeministrit e tregojnë 61 votat në Kuvendin e Kosovës dhe jo një të tjerët.
Ismaili tha se të gjithë duhet të japim kontributin për krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
‘‘Kosova ka nevojë më i pas institucionet e veta sa më shpejt sidomos pas këtij procesi të stërzgjatur të numërimit të votave. Pas një stërzgjatje të numërimit të votave çdo qytetarë po na pyet se a do të fillojmë sa më shpejt që të kemi institucione të vendit. Besoj që Kuvendi gjithmonë kryetari është zgjedh, mendoj që natyrisht i takon partisë së parë që të krijojë kushtet edhe për votimin e kryetarit edhe për votimet e tjera. Sa i përket ftesës kjo është hipotetike. Mendoj që kryetari i kuvendit do të zgjidhet për aq kohë sa partia e parë e propozon një emër, dhe fillojnë procedurat qysh kanë qenë gjithmonë, nuk e shoh si problematik’’, ka thënë ai.
Ismaili ka thënë se ideja e vijave të kuqe nuk nënkupton vetëm koalicionin.
“Fushata jonë ka qenë fushatë që ka tentuar t i përafrojë qytetarët në bazë të një programi dhe vizioni për zhvillim të vendit. Ideja e vijave të kuqe nuk domethënë gjithnjë në kuptimi e koalicionit. Si opozitë kemi thënë sa i përket formimit të Qeverisë, i takon partisë që ka dalë e para që ta ketë aftësinë, bashkëpunimin dhe komunikimin për ta formuar Qeverinë. Nuk jemi në atë fazë, nuk kemi vënë kushte. Opsionet janë me partitë opozitare. Ne e kemi një pozicion jashtëzakonisht të qartë, por edhe një besim të madh që e kemi një kandidat që arrin ta formojë një shumicë nëse kemi një paaftësi të partisë se parë që ta formojë qeverinë”, ka thënë ai.