Ismaili: Martin Berishaj vazhdon të privilegjohet në pushtet

Ambasadori Martin Berishaj shihet përkrah flamurit të Kosovës si ambasador fuqiplotë, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili e ka mbrojtur dhe quajtur ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn si një “intelektual të shquar”.

Ai është shprehur i revoltuar ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke mbrojtur dhe arsyetuar Martinin e Nagipin, nuk është duke i pastruar ata, por po tregon haptas që ai nuk mundet t’i largojë.

E kjo, siç thekson Ismaili, është tregues i rëndësishëm për këtë Qeveri.

“Ka gënjyer nën betim para komisionit hetimor të Kuvendit të Kosovës. Ka mbajtur fshehtë transaksionet e dyshimta bankare. Është paguar 4 milionë euro nga GEN-i i Serbisë edhe pse kompania e tij e kishte të regjistruar vetëm atë si punëtor. Çdokush tjetër përpos Martin Berishajt sot do të ishte në bankën e të akuzuarve. Vetëm njëra nga veprat e lartpërmendura janë bazë e mjaftueshme për shkarkim e arrestim. Por Martin Berishaj vazhdon të privilegjohet në pushtet. Hiç më larg se dje, ai u lartësua nga Kryeministri Kurti në pritjen solemne të Ministrit të Jashtëm Kroat, Gordan Grlić Radman”, shkroi ai në Facebook.

Ismaili shtoi se Martini shihet përkrah flamurit të Kosovës si ambasador fuqiplotë.

“Sfidon ligjet e Kosovës me pushtetin politik që ia dhuron Kryeministri Kurti dhe me paratë e pista ai duket se ka blerë heshtjen brenda Qeverisë dhe brenda Vetëvendosjes. Asnjë qeveritar e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk po e ka guximin të shtrojë pyetjen se pse një njeri i korruptuar nga Serbia lartësohet vazhdimisht nga Kryeministri Kurti?! Pse ky ofendim ndaj flamurit e shtetit? Pse ky moszbatim i ligjit?”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika