Ish-ministri për energji në Qeverinë e Kosovës, Fadil Ismaili, ka thënë se nënshkrimi marrëveshjes për faturimin e energjisë në Mitrovicën Veriore, rrezikon që të krijohen dy lloj konsumatorësh.
Sipas tij, një lloj i konsumatorëve mund të paguajnë më pak e të tjerët më shumë.
“Nëse implementohet, mund të kemi dy lloj të konsumatorëve, dhe mund të vijë lehtë që kw i energjisë nuk do të jetë me çmimin e njëjtë që do ta paguajë emiri në Mitrovicën e veriut, a do të ketë më pak apo më shumë do të flasim më vonë për rrezikun e saj”, ka thënë ai.
Sipas tij, kompania serbe “Elektroserver”, nuk do të jetë vetëm furnizuese e energjisë, sepse furnizuesi nuk bën mirëmbajtje dhe nuk vendos për kyçjen e konsumatorëve të rinj.
“Regjistrimi i një furnizuesi, i cili nuk është vetëm një furnizues sipas marrëveshjes, furnizuesi nuk bën mirëmbajtje nuk është shfrytëzues i aseteve, këtu shohim se atje ka faturimin bile deri te ajo që vendos edhe për kyqjen e konsumatorëve të rinj, që i kalon kompetencat e një nënkontraktori të KEDS-it”, ka deklaruar ai.
Ish-ministri i energjisë, ka theksuar se marrëveshja e së martës nuk dallon nga ato të 2013-tës dhe 2015-tës. Sipas tij, e vetmja gjë që i dallon janë datat e caktuara për kryerjen e hapave, që do të mundësonin implementimin e marrëveshjes.