Ismaili: Më shumë se 50 për qind e qytetarëve të pakënaqur me rrugën, ku po shkon Kosova

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Ismaili ka deklaruar se, bazuar në matjet e subjektit të tij politik, PDK-së, qytetarët janë të pakënaqur me rrugën e deritanishme të Kosovës nën drejtimin e Qeverisë Kurti

Uran Ismaili nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka deklaruar se më shumë se pesëdhjetë për qind e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë të pakënaqur me rrugën në të cilën po ec vendi.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Ismaili ka deklaruar se një deklaratë të tillë e thotë bazuar në matjet e subjektit të tij politik.

“Shumica e qytetarëve të Kosovës besojnë se Kosova është në rrugë të gabuar. Shumica. Dikush e ka stangimin ekonomik, dikush i ka çmimet e larta. Mbi 50 %, shumë më shumë se 50 për qind janë të pakënaqur me rrugën ku po shkon shteti I=i Kosovës që tregon se kujdestari që i është dhënë besimi për me pas një rrugë të drejtë, e ka një notë të pamjaftueshme”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër, Ismaili ka deklaruar se Qeveria Kurti mbetet qeverisja me më së paku suksese në mandate që mban mend.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika