Ismaili: Pëlqimi për Bedri Hamzën është i jashtëzakonshëm

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka folur për fushatën zgjedhore të partisë së tij.

Ai ka thënë duke e krahasuar edhe me zgjedhjet e tjera në të cilat thuajse në shumicën ai ka qenë kandidat, tani ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm.

“Në kuptimi e ngjashmërisë, mendoj me vitin 2014, kur I kemi marr 220 mijë vota, ai është krahasimi më real që e kemi, entuziazmi është i tillë”, ka thënë ai.

Ismaili ka thënë se ende pa filluar fushata zgjedhore kur ishin në teren me kandidatin e PDK-së për Kryeministër kishte një lloj kërshërie të njerëzve për të.

“Kishte një lloj kërshërie për të, për shkak të punës së tij, për shkak të angazhimit të tij e kështu me radhë…sot ajo ka tejkalua, nuk është më një kërshëri me njohtë. Sot njerëzit e kanë pa për një kohë të gjatë, ia kanë pa programin, e kanë pa diskursin e tij. Mendoj që sot në realitet ka një entuziazëm për me u taku me të”, ka thënë ai.

“Ka një angazhim vetanak me ardhë në tubime, jo një angazhim të mobilizimit të madh, por ka një angazhim vetanak të njerëzve për me ardhë në tubime, me qenë pjesëmarrës në tubime, me qenë pjesëmarrës të këtij udhëtimi që Kosova mundet me u bë më mirë. Mendoj që ka të bëjë me thirrjen pozitive, njerëzit po përgjigjen thirrjeve pozitive, kanë nevojë me pa një optimizëm, kanë nevojë me besu dhe besojnë në një ofertë që është reale. Mendoj që të gjitha këto janë disa kombinime të faktorëve që e kanë rrit entuziazmin dhe përkrahjen”, është deklaruar Ismaili.

”Entuziazmi mundet me u rrit po ti mundesh me metë në bazën tënde. Njerëzit që të kanë votu, tash kanë fillua me të dal në tubim. Por, në rastin tonë[PDK-së] ka dy faktorë që janë tepër të rëndësishëm; njerëzit që e kanë kuptu që tri javët e fundit që ka mundësi reale me votu PDK-në, pra ai tavan është rrit jashtëzakonisht shumë si dhe tavani që njerëzit që kanë vendos me votu PDK-në po ashtu është rrit jashtëzakonisht shumë”, ka thënë Ismaili duke shtuar se këtë e kanë me matje.

“Jam ka foli me analizat tona të cilat natyrisht janë për organizim të brendshëm”, është shprehur ai.

Sipas atyre matjeve, Ismaili ka thënë se qytetarët kanë disponim me votu ofertën e subjektit të tij politik, përkatësisht ofertën e Bedri Hamzës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika