Ismaili: Sfidë anëtarësimi në Kartonin e Gjelbër

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, thotë se rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë 3.9 për qind, derisa nënvizon se sektori financiar në Kosovë është stabil dhe brenda parametrave rregullator. Përkitazi me këtë, guvernatori Ismaili e pranon se fitimet për bankat komerciale në Kosovë janë të larta, por shton se BQK-ja do të ketë një qasje të re sa përket kapitalizmit të fitimeve dhe konservimit të tyre

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, thotë se rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë 3.9 për qind, derisa nënvizon se sektori financiar në Kosovë është stabil dhe brenda parametrave rregullator. Përkitazi me këtë, guvernatori Ismaili e pranon se fitimet për bankat komerciale në Kosovë janë të larta, por shton se BQK-ja do të ketë një qasje të re sa përket kapitalizmit të fitimeve dhe konservimit të tyre.

Ismaili në një intervistë për KosovaPress flet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër dhe zbatimin e vendimit për ndalimin e dinarit serb në Kosovë.

“Ekonomia ka pas një rritje prej 3.3 për qind për vitin 2023, pa marrë parasysh ende publikimin e ri që ka bërë ASK-ja. Pritjet tona janë që ekonomia të rritet për këtë vit me rreth 3.9 për qind, përsëri subjekt i rishikimit nga të dhënat e fundit që ka vendosur ASK-ja, sepse kjo ndikon edhe në projeksionin tonë. Inflacioni ka pasur një rënie në 4.9 për qind, nga 11.6 për qind që ishte një vit më herët dhe presim që ky vit të mbyllet me rreth 2.5 për qind inflacion. Sektori financiar është sektor stabil, i kapitalizuar mirë dhe brenda parametrave rregullator, ndërsa sektori bankar gjithashtu ka shënuar një rritje të mirë me gjitha parametrat e duhur, dhe është një prej sektorëve të fortë që ndërton sektorin financiar të vendit”, deklaron Ismaili.

Ndërkaq, sa i përket, vendimit për dinarin, ai thotë se kjo është çështje e mbyllur tashmë, dhe se vendimi duhet të zbatohet.Islami nënvizon se tashmë janë 34 institucione banka dhe jo banka që operojnë në veri.

Ai flet edhe për nevojën që Kosova të anëtarësohet në Kartonin e Gjelbër.

 

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika